Lajme

Ministri Maqedonci pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, e falënderon për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin lamtumirës për ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së e Ministrisë.

“Sot prita në takim përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili për disa vite me punën e tij të shkëlqyer i shërbeu rritjes së bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në këtë takim lamtumirës ambasadorin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civil dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

Ndërkaq, ai tha se Abbott do të mbetet “mik i përjetshëm” i Kosovës.

Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player