KryesoreLajme

Ministri Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut’

Ka filluar konferenca me Ministrat e Mbrojtjes e Kartës së Adriatikut të SHBA-së, në Tiranë. Në këtë aktivitet që është organizuar nga Ministria e Mbrojtëse së Shqipërisë, përveç shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut e që këtë mekanizëm e përfshinë vendet e rajonit , po merr pjesë edhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po e përfaqëson Kosovën në këtë takim.

Aktiviteti zyrtarë i kësaj konference ka filluar në ora 09:00 e që do të zgjasë deri në orën 15:00.

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat

Fillimisht hapjen zyrtare të saj do ta bëjnë ministri i Ministrisë se Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu se bashku me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Në sesionin e parë plenar e vendeve anëtare dhe atyre vëzhguese do të flitet për Proceset integruese të vendeve të Ballkanit përmes mekanizmave të Kartës së Adriatikut të SHBA, po ashtu do të flitet për Luftën në Ukrainë dhe pasojat në Evropën Juglindore.

Lexo më shumë  Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar

Një theks të veçantë të diskutimit do ta kenë edhe sfidat e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, origjina dhe ndikimet e tij. “Politika e dyerve të hapura të Kartës së Adriatikut të SHBA (Zgjerimi me anëtarë të rinj) – Perspektiva e Kombeve Vëzhguese për statusin e tyre dhe anëtarësimin e tyre në Kartën e Adriatikut të SHBA-ve”, gjithashtu do të jetë temë e diskutimit.

Ndërkohë, do të ketë edhe një foto familjare me kryetarë të delegacioneve dhe shteteve anëtare dhe vëzhguese të Kartës së Adriatikut A5. Pas kësaj në seancën e dyte plenare  diskutimi do të vazhdojë me shtetet anëtare të këtij mekanizmi.

“E ardhmja e SHBA-së – Karta e Adriatikut (A-5), kontributi i përbashkët në NATO dhe operacione dhe misione të tjera ndërkombëtare”, do të jetë tema mbi të cilët do të diskutohet, ndërkohë që pas kësaj do të pasojë edhe një nënshkrim i një deklarate të përbashkët.

Lexo më shumë  Deklaratë e përbashkët e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FWB)

Krejt në fund ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Ndërkohë, Kosova është anëtarë vëzhguese i Kartës së Adriatikut A5 që nga viti i 2012. Që nga ajo kohë Kosova ka tentuar të behët anëtare me të drejta të plota në këtë mekanizëm. Megjithatë dy vite me vonë, në vitin 2014, një gjë e tillë është pamundësuar nga Bosnja dhe Hercegovina dukë i vendosur veto shtetit të Kosovë.

Kartën e Adriatikut A5 e përbëjnë vendet anëtare me të drejta të plota siç janë: Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Serbia nuk është pjesë e këtij mekanizmi të sigurisë.

Rruga Press

YouTube player