KryesoreLajme

Ministri Maqedonci në ShBA diskuton për gjendjen e sigurisë në rajon

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci vizitën në SHBA e ka filluar me takimin në Atlantic Council, ku është pritur nga Jörn Fleck, drejtor senior në këtë “think-tank” prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po zhvillon takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

“Në takim diskutuam rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit. Në takim konfirmova angazhimin tonë institucional për integrim në NATO dhe BE dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexo më shumë  Publicisti Fejzi Hajdari kritikon ambasadorin Meidani në MV: Diplomacia nuk duhet të shndërrohet në zgjatim partie

Rruga Press

YouTube player