Lajme

Ministri Maqedonci: Heroizmi i Afrimit, dëshmi e përjetshme e atdhedashurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, flet për heroizmin e rreshterit Afrim Bunjaku dhe thotë se ai do të mbetet gur i skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë.

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka thënë se heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr.

Lexo më shumë  Aksidentet në vendin e punës/ KSSH: Institucionet të mos qëndrojnë indiferente

“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës. Afrimit më tepër se lamtumirën, dje së bashku me Gjeneral Bashkim Jasharin dhe oficerët e FSK-së, i bëmë nderimet tona, ngase figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Maqedonci.

Si dihet, një grup kriminel i armatosur, përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Rruga Press

YouTube player