KryesoreLajme

Ministri Maqedonci e ambasadori Rohde “provojnë” kamionët e rinj, donacion nga Gjermania për FSK-në

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit ne vlerë 2.7 milionë euro të automjeteve Rheinmetall, nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro.

“Është kënaqësi dhe nder i veqantë që sot të pranoj donacionin e radhës më vlerë2.7 milionë euro. Rol të rëndësishëm ka partneri ynë, andaj jemi shumë mirënjohës, në vazhdën e 3 milionë e 800 mijë euro. Falënderoj ambasadorin për kontributin dhe sigurisht ky bashkëpunim do vazhdojë tutje me qëllim për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend e rajon”, ka thënë Maqdonci.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde theksoi edhe një herë raportin mes dy shteteve Kosovë-Gjermani, duke theksuar bashkëpunimet milionëshe në fushën e sigurisë.

“Mendoj që dua ta theksoj raportin e shkëlqyer mes Gjermanisë dhe Kosovës. Jam shumë i kënaqur të jem sot këtu gjatë donacioneve në vlerë milionëshe. E falënderoj ministrin Maqedonci për pjesëmarrjen në këtë ceremoni”, ka thënë ambasadori Rohde.

Rohde së bashku me ministrin Maqedonci dorërzoi çelësat e 5 furgonëve ushtarak.

Që të dy bashkë panë nga brenda edhe një prej tyre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Ambasadori gjerman me këtë rast tha se sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap.

“Sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap, kjo po bëhet përmes zyrtarëve tanë siç janë atashetë, jam shumë i kënaqur të jem sot në këtë dhënie të donacionit të pesë kamionëve, e di që ky projekt ka filluar që ka viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për transport, domethënë tashmë i kemi gjithsej 15 kamionë”, tha ambasadori gjerman.

Rruga Press

YouTube player