Lajme

Ministri Latifi diskuton për bashkëpunimin në shëndetësi me Guvernatorin e Izmirit

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku, janë takuar me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim Köşger

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumëvjeçare dhe kjo miqësi, sipas ministrit, duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëndetësore, pasi që Izmiri ka Universitete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Ai veçoi se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.

Meqenëse në Izmir ka një numër të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës.

Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit, Yavuz Selim Köşger falënderoi ministrin Latifi dhe zv. ministren Gexha-Latifi për vizitën, duke ju premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *