Ministri kroat: Kosova është çelësi i sigurisë, prania e trupave amerikane tepër e rëndësishme
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan, Anushiq, ka takuar zv.ndihmëssekretarin amerikan për Mbrojtjen e Politikave Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, e me të cilin ka folur edhe për Kosovën.
Anushiq ka thënë se prania e trupave amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se Kosova është çelësi i sigurisë për Evropën juglindore.
“Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën juglindore është Kosova dhe se prania amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Anushiq në takimin që u mbajt në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Anushiq gjatë të shtunës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rruga Press
Lexo më shumë 17 vjet shtet, Hoti: Pavarësia u arrit me sakrifica, Serbia të hapë arkivat shtetërore