Ministri kroat i Mbrojtjes sot në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq sot do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do ta vizitojë edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Anusiq do të ketë takim në ministri nga ora 16:30.
Ndërkohë sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq.
Ajo do të pritet në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadiq do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë-Austri dhe më pas do të mbahet konferencë për media. Nënshkrimi dhe Konferenca do të mbahen në ora 17:10 në hollin e objektit ish Rilindja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Rruga Press