Lajme

4 vetura tentojnë të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq, janë identifikuar 4 automjete të cilat thuhet se përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e  Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet ndodhen në procedurë hetimore.

“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat  përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e  Kosovës. Rastet ndodhen në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player