Lajme

Ministri Krasniqi: Qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga Lista serbe

Në Konferencën për shtyp, ministri i MAPL-së , Elbert Krasniqi, tha se qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga grupet kriminale dhe lista serbe.

Ai më tej shfaqi shpresën se pjesëtarë të komunitetit serb do të jenë pjesë e një normaliteti të qeverisjes lokale.

Ministri Krasniqi, më tutje, shtoi se në kabinetet e kryetarëve të komunave do të ketë drejtorë nga komuniteti serb, që të jenë pjesë e qeverisjes lokale, ku kryetari është në shërbim të qytetarëve e jo në shërbim të grupeve kriminale.

Lexo më shumë  Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria

“Ne, si qeveri, jemi të përkushtuar që në qeverisje lokale të inkuadrojmë edhe persona me përkatësi etnike serbe, për shkak se nuk jemi të interesuar që administrata komunale të jetë e përbërë vetëm nga shqiptarët”, tha ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi.

 Ai njoftoi se në organet komunale të Mitrovicës së Veriut janë ofruar edhe 4 drejtorë të drejtorive komunale me përkatësi të ndryshme etnike, që është mjaftë e rëndësishme, derisa shtoi se është i bindur normaliteti dhe shërbimi do të kthehet të qytetarët.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadoren holandeze: Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Holandën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *