Bota

Ministri izraelit i mbrojtjes thotë se fushata e luftës përbëhet nga tre faza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se lufta do të ndahet në tre faza, raportojnë mediat lokale.

Faza e parë, tha ai, ishte “një fushatë ushtarake me zjarr dhe më vonë me manovra taktike, qëllimi i së cilës do të jetë vrasja e operativëve dhe dëmtimi i infrastrukturës” për të shkatërruar Hamasin.

Pas kësaj, Gallant tha gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, luftimet do të jenë më pak intensive.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Ai përfundoi se faza e fundit e konfliktit do të përfshinte “krijimin e një regjimi të ri sigurie në Rripin e Gazës, heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën në Rrip dhe krijimin e një realiteti të ri sigurie për qytetarët e Izraelit”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi ministri i mbrojtjes u tha trupave izraelite të grumbulluara përreth gardhit të Gazës se së shpejti do ta shohin enklavën e rrethuar “nga brenda”.

Lexo më shumë  Ministrja gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Rruga Press

YouTube player