Bota

Ministri izraelit akuzon Sorosin, për axhendë anti-Izrael: Kërkon të demonizojë vendin tonë

Ministri izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale tha për Fox News se Alex Soros është imazhi në pasqyrë i babait të tij. Amichai Chikli tha se edhe ai do të vazhdojë të ndjekë axhendën anti-Izrael.

Reagimi i tij erdhi pasi u mësua se Alex Soros ka trashëguar perandorinë 25 miliardë dollarë të babait të tij.

I pyetur nëse edhe Alex do të vazhdojë të financojë grupimet që demonizojnë shtetin izraelit, Chikli tha se është i bindur për këtë.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Chikli është një kritik i hapur i organizatave që kërkojnë t’i heqin Izraelit legjitimitetin si një shtet hebre. Ai veçoi sidomos dy OJQ amerikane, të cilat tha se financohen nga Soros.

“Human Rights Watch është një organizatë që po sulmon rëndë izraelitët dhe po sulmon Izraelin duke e etiketuar si një shtet aparteidi dhe duke delegjitimuar dhe demonizuar Izraelin,” tha ai.

Po ashtu Soros financon edhe organizatën J Street, e cila mbështet pozicionet e mbajtura nga Irani dhe Palestina, ndërsa së fundmi zhvilloi një aktivitet anti-Izrael në Kongres.

Lexo më shumë  Ndihma amerikane drejt Ukrainës, Blinken në Kiev: Armët do bëjnë diferencën

Chikli tha se Soros dhe OJQ-të e tij refuzojnë të njohin përcaktimin modern të antisemitizmit si koncept siç është nënvizuar nga Aleanca për Kujtimin Ndërkombëtar të Holokaustit (AKNH).

Vetë Alex Soros doli kundër përcaktimit që i bën AKNH antisemitizmit në një shkrim të publikuar në CNN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *