Bota

Ministri i Ukrainës: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta fitojmë këtë luftë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendi i tij “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fitonte këtë luftë”, pasi ai përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çonin në një armëpushim.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve Bloomberg, Kuleba e përshkroi krizën në vazhdim si “një luftë për ekzistencën tonë” dhe tha se ishte e rëndësishme që Ukraina të ndalonte forcat ruse tani.

Ai vazhdoi duke thënë se mesazhi që po ndante me diplomatët nga e gjithë bota ishte “qëndrimi në krah të Ukrainës”.

“Ndajeni fitoren me ne për hir të botës, sepse kjo nuk është vetëm lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ky është një kërcënim që Rusia paraqet për të gjithë botën”, tha ai.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

“Duhet t’i ndalojmë këtu në mënyrë që të tjerët të mos vuajnë aq sa ne.

I pyetur për opsionet strategjike që kishte Ukraina, Kuleba tha: “Kjo është një luftë për ekzistencën tonë, sepse Presidenti Putin nuk e njeh identitetin tonë, ai nuk njeh të drejtën e shtetit ukrainas për të ekzistuar. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta fitojmë këtë luftë, sepse është një luftë për ekzistencën tonë.”

Kuleba tha se fitimi i luftës do të nënkuptonte rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Nuk kemi ndërmend të kapim ndonjë copë toke të ndokujt, qoftë edhe një pëllëmbë të saj, por duam që gjithçka që na përket të jetë e jona”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Gjendje alarmante në spitalet e Gazës, OBSH: Na ka mbetur karburant vetëm për 3 ditë

Ministri i Jashtëm ukrainas përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çojnë në një armëpushim.

Ai tha: “Kjo është një luftë e paprovokuar. As Ukraina, as Evropa, as NATO, as SHBA nuk e provokuan Putinin të bëjë atë që po bën dhe prandaj ai duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për këtë.

“Të kërkosh opsione për të shpëtuar fytyrën për Putinin është thjesht një qasje e rreme. Lëreni vetë Putinin të gjejë një opsion për të shpëtuar fytyrën.”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *