Bota

Ministri i Tuvalus jep fjalim për ndryshimet klimatike në ujin e detit

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, Simon Kofe, ka mbajtur një fjalim në Samitin për ndryshimet klimatike në Glasgow, duke qëndruar në ujin e detit deri në gju. Këtë veprim thotë se e ka bërë për të treguar se shteti i tij ishullor në Paqësor është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike.

Lexo më shumë  Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit në Francë, 400 shkolla të mbyllura

Kofe shihet i buzqëshur, veshur me kostum dhe kravatë, me një foltore para të ngritur në det.

“Deklarata ka të bëjë me situatën e jetës reale me të cilën përballet Tuvalu, për shkak të ndikimeve që ndryshimet klimatike i kanë pasur në rritjen e nivelit të detit”, tha ai në video-mesazhin e tij në Samit.

Tuvalu, shtet në jug të Paqësorit, ka rreth 11 mijë banorë.

Lexo më shumë  Lituania mbylli aeroportin e Vilniusit, avionët e NATO-s ngrihen në ajër pas dyshimeve për dronë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *