Ministri i Tuvalus jep fjalim për ndryshimet klimatike në ujin e detit
Ministri i Jashtëm i Tuvalut, Simon Kofe, ka mbajtur një fjalim në Samitin për ndryshimet klimatike në Glasgow, duke qëndruar në ujin e detit deri në gju. Këtë veprim thotë se e ka bërë për të treguar se shteti i tij ishullor në Paqësor është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike.
Kofe shihet i buzqëshur, veshur me kostum dhe kravatë, me një foltore para të ngritur në det.
“Deklarata ka të bëjë me situatën e jetës reale me të cilën përballet Tuvalu, për shkak të ndikimeve që ndryshimet klimatike i kanë pasur në rritjen e nivelit të detit”, tha ai në video-mesazhin e tij në Samit.
Tuvalu, shtet në jug të Paqësorit, ka rreth 11 mijë banorë.
Rruga Press