Lajme

Ministri i Shëndetësisë: Asnjë rast me variantin Omicron në Kosovë

Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19. Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi.

“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit”, thotë Latifi.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

“Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK-në.

Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qeveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mirën që kanë mund të bëjnë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Revolta kundër qeverisë/ Studentët thirrje për protestë, sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit në Tiranë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *