BotaKryesore

Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për armë tani

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA-ja.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, i cili përmes një postimi në twitter ka zbardhur bisedën e tij me Blinkenin.

‘Pata një telefonatë me @SecBlinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë deri kur ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.

Lexo më shumë  Taravari-Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e RMV-së do të jetë në duar të sigurta

Ndërkohë që Kryetari i Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez i tha CNN të martën se SHBA po ofron një “tubacion ndihme në Ukrainë”, duke iu referuar një sërë sistemesh mbrojtëse vdekjeprurëse që po dërgohen në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *