Bota

Ministri i Jashtëm turk qëndron sot për vizitë në Kosovë

Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë me dije se të shtunën në Kosovë do të vij për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do ta presë atë në aeroport, pasdite në ora 17:30.

“Z​ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

Ditëve të fundit në Kosovë kanë qëndruar liderë të rëndësishëm të shteteve të Evropës, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *