Ministri i Jashtëm polak: Është rritur rreziku për luftë 30 vitet e fundit
Rreziku për luftë në zonën e OSBE-së është rritur në 30 vitet e fundit.
Alarmi është ngritur nga ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau, i cili foli edhe për konfliktin për Ukrainën.
Në fjalën e tij në Këshillin e OSBE-së, ai gjithashtu tha se prej disa javësh ka pasur një përshkallëzim të situatës në Europën Lindore, ndërsa bëri thirrje për të punuar për sigurinë e rajonit.
‘Për disa javë ne jemi përballur me rrezikun e një përshkallëzimi të madh në Europën Lindore. Ne duhet të punojmë për garancitë e sigurisë për rajonin’, tha më tej ai.
Rruga Press