Lajme

Ministri i jashtëm grek vizitë në Kosovën, do të takojë Kurtin dhe Osmanin

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të qëndrojë në Kosovë të dielën, ka njoftuar Ministria e Jashtme greke në web faqen e saj të shtunën.

Sipas njoftimit, Dendias do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën do të zhvillojnë edhe një takim.

Më pas Dendias do të takohet e kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Lexo më shumë  Korrupsion dhe pengmarrje/ EL PAIS: ‘Diella’ e zhytur në krim, Rama po mbron Ballukun! Vendi po zien nga protestat

“Ministri do të pritet fillimisht dhe do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit”, thuhet në njoftim.

Siç është bërë e ditur nga MPJ-ja greke, diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  ​Merz uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Kosova ka në Gjermani një partner të fortë në krah

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *