Lajme

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë. Ministri grek do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kështu ka njoftuar MPJ e Greqisë në një njoftim të lëshuar për media.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, nesër, më 8 qershor 2022, do të vizitojë Prishtinën. Ministri do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, si dhe nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe kryenegociator në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Ministri i Dendias thuhet se do të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas do të ketë edhe një darkë.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.

“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.

Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *