Ministri i Jashtëm francez: Evropa përballet me vendime të vështira për të garantuar sigurinë e saj
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Munih, se Evropës i duhet të marrë vendime të vështira në mënyrë që të përballet me kërcënimet dhe të garantojë sigurinë e saj, ka raportuar Reuters.
“Ne duhet të përgatitemi. Ne duhet të përballemi me ditë të vështira, të marrim vendime të komplikuara madje edhe sakrifica që nuk i prisnim deri më tani, për të garantuar sigurinë”, ka thënë Barrot para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Në ditën e parë të konferencës, ajo çka nxiti reagime të shumta nga liderët evropianë ishte fjalimi i ashpër i zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, që kritikoi ‘degradimin’ sipas tij të demokracive evropiane, duke i krahasuar ato me regjimet autoritare të shekullit të kaluar.
Rruga Press