Lajme

Ministri i Jashtëm anglez e përmend vizitën e tij në Ballkan: Po investojmë në vende që kanë nevojë për stabilitet, si Kosova

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në një video të shpërndarë në platformën “X”, ka përmendur Kosovën derisa ka folur mbi vizitën e tij që pati në Ballkan.

Ai ka thënë se po investojnë në vendet që kanë nevojë për stabilitet, duke theksuar në veçanti Kosovën.

“Kam vizituar Ballkanin ku po investojmë në vende që kanë nevojë për stabilitet, si Kosova. Dhe ne jemi duke punuar në të gjithë qeverinë, ne jemi një qeveri me një ekip, kështu që unë jam duke punuar”, ka thënë Cameron.

Lexo më shumë  Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

Cameron, më katër janar të këtij viti, zhvilloi vizitë njëditore në Kosovë, ku përsëriti se siguria e Ballkanit është interes nacional i Britanisë së Madhe.

Atij iu parashtruan disa pyetje për situatën në Kosovë nga deputetja Alicia Kearns.

Cameron ka theksuar se Britania vazhdon ta mbështetë politikën e dialogut.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!
YouTube player