KryesoreLajme

Ministri i Bujqësisë viziton fermerët e prekur nga breshëri në Istog dhe komuna të tjera

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, do të vizitojë të martën fermerët e prekur nga reshjet e breshërit në Komunën e Istogut, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë vizitës ministri Muja do të takohet me fermerët e zonave të prekura, ndërsa do të diskutojë edhe me autoritetet lokale për vlerësimin e situatës në terren.

Lexo më shumë  Rikthimi i gjigandit të abuzimit me tenderat/ Jonaid Myzyri i jep 3.9 milionë euro kompanive të lidhura me Tom Doshin

“Gjatë vizitës, Ministri do të bisedojë me fermerët, do të vizitojë zonat e prekura dhe do të koordinohet me autoritetet lokale lidhur me vlerësimin e situatës në terren”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria ka bërë të ditur se, varësisht nga nevojat dhe gjendja në terren, vizita mund të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan: Vuçiqi është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar të jetë pranë fermerëve dhe të bashkëpunojë ngushtë me komunat dhe institucionet përkatëse në evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

YouTube player