Lajme

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Bozinoviq: Po shkëmbejmë informacione me ministrat Mehaj dhe Sveçla

Një autobus me targa të Kosovës ka pësuar aksident tragjik duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod të Kroacisë.

Tashmë është konfirmuar se kanë vdekur dhjetë persona gjersa dhjetëra të tjerë janë dërguar në një spital rajonal

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka pohuar se ka folur me ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të Kosovës, Armend Mehajn, gjegjësisht Xhelal Sveçlën teksa ka shkëmbyer informacione dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur më të dashurit.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Bozinoviq në Twitter.

Theksojmë se në mesin e viktimave është edhe njëri prej shoferëve dhe nëntë pasagjerë ndërsa në autobus kishte edhe fëmijë.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq dhe kryeministri Andrej Plenkoviq kanë reaguar pas aksidentit tragjik dhe u kanë ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *