Lajme

Ministri i Brendshëm i Kosovës në Kukës: Jemi në gatishmëri në krah të Shqipërisë, sot vijnë forca të tjera për ndihmë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, tha se zjarrfikës dhe forca të sigurisë së Kosovë kanë mbërritur dhe janë në gatishmëri të Shqipërisë për të ndihmuar.

Ai bëri me dije se pritet që sot të mbërrijnë dhe forca të tjera zjarrëfikëse nga Kosova.

“Situata në Kosovë është qetsuar dhe tashmë kemi mundësi që të ndihmojmë vëllezëri tanë jo vetëm në Kukës por kudo që janë. Ne kemi mobilizuar 34 zjarrëfikës, po presim që të na bashkëngjiten dhe trupa të FSK-së së Kosovës. Nesër presim që të na bashkohen dhe forca të tjera. Do të pritet që të zbardhë dita për të bërë të mundur dhe neutralizimin e flakëve. Trupa tonë do të rrinë sa të jetë e nevojshme dhe ne të kemi kapacitet dhe të ndihmojmë,”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *