KryesoreLajme

Ministri Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët në Kosovë

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.

Hoti tha se pagesat po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes për lehonat.

“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste