BotaKryesore

Ministri gjerman propozon që në shkolla të mësohet për përgatitjen për luftë

Ministri i Brendshëm Federal Gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), ka propozuar që nxënësve në shkolla t’u mësohet sistematikisht se si të reagojnë në situata krize dhe në rast lufte.

Ai synon ta paraqesë planin e tij në nëntor në një konferencë të ministrave të brendshëm të shteteve, dhe ai do të përfshijë futjen e leksioneve të veçanta dy-orëshe.

Lexo më shumë  ​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

“Është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë se çfarë kërcënimesh mund të ekzistojnë dhe si të përgatiten për to. Fëmijët janë transmetues të rëndësishëm të njohurive në familje”, tha Dobrindt për gazetën Handelsblatt, raporton DW.

Propozimi ka shkaktuar reagime të ashpra në parlamentin gjerman.

Partia e Majtë në opozitë beson se ai “përhap frikë tek fëmijët dhe të rinjtë”, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë e ka akuzuar ministrin për “nxitje të luftës”.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Deputeti i AfD-së, Gottfried Curio, pretendon se Dobrindt dëshiron ta “bëjë luftën një pjesë të pashmangshme të jetës së përditshme”.

Rruga Press

YouTube player