Lajme

Ministri gjerman mesazh Serbisë: Kush e do anëtarësimin në BE, s’mund të hajë me dy lugë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka dhënë mesazh të gjitha vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, në veçanti Serbisë.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka mundësi edhe të hysh në BE, edhe të bashkëpunosh me Rusinë.

Sipas tij, duhet zgjedhur njëri opsion e jo “të hahet me dy lugë”.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

“Interesat e Rusisë ndaj Serbisë dhe rajonit nuk kanë ndryshuar shumë, duhet të japim sinjale të qarta se jemi për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit dhe i japim mbështetjen. Këto sinjale duhet t’ia japim edhe Moskës. Duam ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor. Serbia duhet të anëtarësohet në BE, po ashtu edhe Kosova…. Ky duhet të jetë qëllimi ynë dhe secili vend tjetër që do ta arrijë këtë t’u bashkohet 27 vendeve të BE-së që kanë qëllime të përbashkëta në Evropë dhe botë, secili që e do këtë, nuk mund të hajë me dy lugë. Secili vend duhet t’i mbushë disa kushte, do të maten edhe në bazë të suksesit që e arrijnë”, tha ai.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Rruga Press

YouTube player