Bota

Ministri gjerman kërkon ngrirjen e aseteve të oligarkëve rusë

Gjermania duhet t’i ngrijë asetet e oligarkëve rusë menjëherë, si pjesë e sanksioneve të Moskës, për pushtimin e Ukrainës, ka deklaruar ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të enjten.

“Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm”, u ka thënë Habeck gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministrinë e Financave dhe atë të Drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë”, ka shtuar ai.

Të mërkurën Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka thënë se po hap një njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *