10 mitet e krijuara për luftën në Ukrainë
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 8, ku forcat ruse po luftojnë për të marrë kontrollin e Kievit. Në informacionet në mediat mbi këtë konflikt të armatosur janë paraqitur shumë të pavërteta.
Shumë prej këtyre të pavërtetave janë publikuar në media të njohura ruse. NewsGuard, një organizatë me bazë në SHBA që monitoron besueshmërinë e informacioneve, thotë se burime të mediave shtetërore ruse po u bashkohen dhe faqe më pak të njohura për të nxitur narrativa mashtruese.
- Rusisht folësit në Donbas të Ukrainës kanë qenë pjesë e gjenocidit. OSBE nuk ka gjetur asnjë provë për këtë pretendim.
- Sabotatorët polakë janë përpjekur që të hedhin në erë një impiant klori në Donbas. Video e ‘sulmit’ nuk rezulton e vërtetë pasi është regjistruar para nisjes së konfliktit.
- Forcat e Ukrainës kanë bombarduar një çerdhe në Luhansk më 17 shkurt 2022. Veprimi është kryer nga separatistët pro rusë.
- Rusia nuk kishte në shënjestër infrastrukturën civile në Ukrainë në nisje të luftës. Një ditë pas pushtimit Amnesty International ka dokumentuar të pakën tre sulme ushtarake mbi zonat civile.
- Nazizmi është i përhapur në politik dhe shoqërinë e Ukrainës. Kandidati i të djathtës ekstreme, Svoboda ka marrë vetëm 1.6% të votave në zgjedhjet presidenciale 2019.
- Perëndimi nxiti grusht shteti për të rrëzuar qeverinë pro ruse në Ukrainë në 2014. Nuk ka të dhëna se revolucioni Maidan ishte i orkestruar nga vendet Perëndimore.
- SHBA ka një laborator për armë biologjike në lindje të Evropës. Pretendimet janë mbështetur në keqinterpretime të programit të DASH.
- NATO ka bazë në Odesa, jug të Ukrainës. Bazat e huaja ushtarake nuk janë të lejuara në Ukrainë.
- Krimea iu bashkua Rusisë në mënyrë ligjore. OKB e ka quajtur referendumin e 2014 për bashkimin e Krimesë me Rusinë të paligjshëm.
- Ukraina moderne është krijuar e gjitha nga komunistët e Rusisë. Rusia dhe Ukraina kanë trashëgimi deri të para 1,000 viteve.
Rruga Press