KryesoreLajme

Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton sot Kosovën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Pistorius do të zhvillojë takime të ndara me krerët e shtetit.

Ai fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Pas takmit me Osmanin, ministri gjerman do të pritet në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurtit.

Takimi mes tyre do të nis në orën 12:30.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.

YouTube player