KryesoreLajme

Ministri Ejup Maqedonci vizitë në ShBA, pritet në takim në Departamentin e Luftës nga Ndihmës Sekretarin i Luftës, Daniel Zimmerman

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar sot (28.05.2026) se Ministri Ejup Maqedonci është pritur në një takim zyrtar në Departamentin e Luftës së ShBA-së.

Sipas njoftimit, Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e Luftës, Daniel Zimmerman.

Në komunikatë, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Në Shqipëri qytetarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

“Sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si dhe në progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake. Po ashtu, ai vlerësoi vendimet institucionale të Republikës së Kosovës për angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me forcat amerikane në operacionet për të mbështetur paqen, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ministria ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe për projekte të përbashkëta strategjikë, që synojnë thellimin e partneritetit me SHBA dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Lexo më shumë  Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të takojë Kurtin më 3 qershor në Prishtinë

“Partneriteti me SHBA-në mbetet themel i sigurisë së Kosovës dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të gatshme për të përmbushur misionin” – thuhet në fund të komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player