Lajme

​Ministri Çeku viziton KOK-un, pajtohen për thellimin e bashkëpunimit mes tyre

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, ka vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe përkrahjen që MKRS po e jep për KOK-un dhe federatat sportive, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.

Lexo më shumë  Luis Solari - ish-kryeministri dhe ish-ministri i shëndetësisë nga Republika e Peru-së, me video mbështetëse për VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës

Edhe ministri Çeku ka falënderuar drejtuesit e KOK-ut për pritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë këtij viti, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe më tutje.

Të dyja palët kanë biseduar për planin strategjik të aktiviteteve që na presin gjatë vitit 2022, ndarjen e buxhetit për KOK-un, marrë parasysh edhe garat e shumta ndërkombëtare që na presin si Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Festivali Olimpik Dimëror dhe Veror Evropian për të Rinj në Vuokatti të Finlandës dhe Banska Bistrica të Sllovakisë, Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë etj.

Lexo më shumë  Instituti i Krimeve të Luftës mbledh materiale edhe në Shqipëri

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *