KryesoreLajme

Ministri Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, tha se mbrëmë në Rumani u mbrojt shteti i Kosovës dhe se racizmi nuk ka vend në sport.

“E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë. Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune. Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”,tha ministri.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Ministri Çeku ka dënuar çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe ka apeluar për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve.

“Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, shkruarn ministri Çeku në Facebook.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Rruga Press

YouTube player