BallinaLajme

Ministri Cakaj viziton sot Kosovën, nënshkruhen tri marrëveshje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lexo më shumë  Blair: S’jam penduar asnjëherë që e ndihmuam Kosovën

Pas takimit zyrtar, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

YouTube player