Lajme

Ministri Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët

Sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar projektin për bashkëfinancim për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Dokumentin e nënshkroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nga Maqedonia e Veriut zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi. Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit maqedonas Blagoj Bochvarski, si dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.

Ministri Liburn Aliu tha se kjo rrugë ka rëndësi edhe rajonale dhe nuk po bëhet vetëm që të lidhë Prizrenin me Tetovën.

“Është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme që nuk lidh vetëm Prizrenin me Tetovë, por edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën, rrjedhimisht krijon mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit”, tha ai.

Lexo më shumë  Zbulime të reja arkeologjike në Durrës

Aliu theksoi se kjo rrugë do të mundësojë të kemi zhvillim të turizmit në dy anët.

Kurse zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes i Maqedonisë së Veriut, Bekim Rexhepi, tha se kësaj marrëveshje i kanë paraprirë disa takime të grupeve të të dyja shteteve dhe se kanë gjetur një zgjidhje optimale se kah duhet të kalojë kjo rrugë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri të zgjerimit të rrjetit rrugor të lidhjes rajonale. Kisha nderin që së bashku me Ministrin Aliu të nënshkruaj marrëveshjen për bashkëfinancimin, kompletimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e aksit rrugor Tetovë-Prizren”.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të Escobarit, nuk doli prej nesh

 “Në bazë të studimit të fizibilitetit nga ana jonë janë ofruar opsione të ndryshme për zgjedhjen e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren dhe e pranueshme për të dyja vendet ishte traseja në ndërtimin e tunelit 6.4 km të gjatë. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Sipas tij është edhe në të mirën e turizmit të Maqedonisë së Veriut meqë kalon edhe kah Kodra e Diellit – qendër turistike.

Rruga Press

YouTube player