Ministri Aliu: Dënimi i Mustafës i pamerituar
Pas dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka reaguar ministri i Mjedisit, Liburn Aliu. Sipas tij, dënimi i Mustafës është i pamerituar.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb”, ka shkruar Aliu në Facebbok.
Sipas tij sot po dëshmohet se kundërshtimi i themelimit të Gjykatës Speciale, ishte i drejtë.
“Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!”, ka shkruar Aliu.
Rruga Press