Lajme

Ministrat “modestë” të Ramës, udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës

Kabineti qeveritar me në krye Blendi Çuçin janë nisur ditën e sotme drejt Prishtinës, për të qenë të pranishëm në  mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë.

Duket se Ministri i Brendshëm e ka lënë pas skandalin e arrestimit të djalit të tij për kontrabandë ilaçesh në Itali, dhe ka vazhduar detyrën e tij në mbështetje të liderit. Rrethuar nga ministret e qeverisë, Çuçi dhe kolegët e tij kanë udhëtuar me autobus drejt Prishtinës për mbledhjen e cila pritet të nisë në 11:15 të ditës së sotme.

Lexo më shumë  MPJD-ja ia refuzon kërkesën patriarkut Profirie për të vizituar Patriarkanën e Pejës

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë me disa prej ministrave, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit do të mbërrijë sot. Ditën e djeshme ai mbajti takim me gazetarët që për detyrë kanë sulmimin ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij të pakorruptuar.

Ministrja  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e ka publikuar foton në rrjetet sociale, ku shkruan:  “Mbledhja e 8-të e dy qeverive! Rrugës për Prishtinë” .

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Takimi i sotëm që do të drejtohet nga kryeministri Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *