Bota

Ministrat e Mbrojtjes së BE arrijnë marrëveshje për trajnimin e trupave ukrainase

Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të hapin rrugën për krijimin e një misioni trajnimi të BE-së për forcat ukrainase, tha sot kryediplomati i bllokut Josep Borrell, sipas The Guardian.

“Situata në terren vazhdon të jetë shumë e keqe. Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë”, tha Borrell.

Lexo më shumë  Britania dyfishon trupat në Norvegji: 2,000 ushtarë për të përballuar kërcënimin rus ndaj Arktikut

“Një marrëveshje e përgjithshme politike për misionin e trajnimit është ajo që mendoj se duhet të arrijmë sot… Shpresoj se do të kemi një dritë jeshile politike për këtë mision”, shtoi ai.

Komentet e tij në Pragë vijnë vetëm disa orë përpara se bisedimet të zhvillohen në qytet midis ministrave të jashtëm për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të vizave të BE për turistët rusë.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *