Lajme

Ministrat e Jashtëm të BE-së njëzëri: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar në Bruksel sot edhe për Ballkanin Perëndimor. Përpos takimeve mes tyre ata kanë pasur takim të përbashkët me homologët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

BE-ja ka thënë se mirëpret faktin që Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e BE-së dhe ka përmbushur sanksionet e duhura ndaj Rusisë, edhe pse formalisht nuk ka qenë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Ndërsa ka pasur kritika shumë të forta ndaj Serbisë që është shteti i vetëm i rajonit që nuk i ka mbështetur këto qëndrime.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Dialogu Kosovë – Serbi ka qenë temë e diskutimeve, ndërsa burime të BE-së thonë se është pajtuar që Ballkanit Perëndimor i duhet dhënë porosia e qartë. Po ashtu është thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *