KryesoreLajme

Minatorët e Trepçës me përkujdes të shtuar mjekësor.  ShSKUK-ja, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen “Trepça”

Minatorët e Trepçës, tashmë do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kuadër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga ShSKUK-ja, e cila ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen “Trepça”.

Lexo më shumë  Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

“Po ashtu, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion. Po ashtu, punëtorët do të ju nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e ShSKUK-së. Ky bashkëpunim është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe Sh.A. “Trepça”. Kjo marrëveshje është nënshkruar në afat prej 3 vjetësh, me mundësi rishikimi ndërmjet dy palëve”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Lexo më shumë  Murati: Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme

Rruga Press

YouTube player