Bota

Milorad Dodik pret për një “Trump të ri” në Shtëpinë e Bardhë, që Republika Serbska të shkëputet nga Bosnja

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës shpreson për një “Trump të Ri’ në Shtëpinë e Bardhë për shpalljen e pavarësisë së entitetit serb, Republika Serbska.

Milorad Dodik, tha sot në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, se ai është duke pritur për përfundimin e mandatit të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe se nëse, siç e quajti ai, “Një Trump i ri ”merr drejtimin e SHBA -së, atëherë entiteti serb duhet të shpallë pavarësinë nga BiH.

Lexo më shumë  Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Milorad Dodik është aktualisht në listën e zezë amerikane. Në vitin 2017, Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në SHBA, si dhe i ngriu të gjitha asetet e tij financiare brenda vendit të tyre. Kjo për shkak të cënimit të vazhdueshëm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

Pararësisht kësaj, “epoka Trump” ishte momenti i afrimit të Dodikut dhe Vuçiçit me Shtëpinë e Bardhë, e cila u ndërpre me ardhjen e Presidentit Biden.

Lexo më shumë  Takimi në Arabinë Saudite/ Ukraina: Bisedimet me SHBA-në, shumë konstruktive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *