Sport

Detaje interesante në videon e PSG-së për Messin: Çaji, Topi i Artë, Neymar dhe Mbappe…

Paris Saint-Germain ka publikuar disa video për ardhjen e Leo Messit këtë të martë, ku la zbuluar shumë detaje delikate.

Tifozët e PSG -së janë mbledhur me mijëra për të parë argjentinasin, si në aeroportin e Parisit, në Spitalin Amerikan të Parisit, ashtu edhe jashtë stadiumit “Parc des Princes”.

Derisa kjo po ndodhte, klubi francez ngarkoi disa video në profilin e tij në ‘Twitter’.

E para mori mbi pesë milionë shikime brenda një ore në lidhje me nënshkrimin e tyre të ri.

Video paraqiste një fanellë me nr. 10 të ekipit kombëtar të Argjentinës, një çaj dhe dy gota, të cilin Messi dhe shumica e bashkatdhetarëve të tij e pinë, nënshkrimin i një kontrate dhe gjashtë trofe të Topit të Artë në Kullën Eifel në sfond.

U shfaq edhe dhoma e zhveshjes së PSG -së, me fanellat e Neymar dhe Kylian Mbappe në të dyja anët dhe një perdeje që mbulon vendin e që imagjinohet se do të jetë vendi i Messit në dhomën e zhveshjes.

Kishte gjithashtu shumë detaje të tjera për karrierën e Messit së bashku me parullën: “Një diamant i ri në Paris”.

Pas videos më të gjatë, klubi çdo një orë është duke postuar video të ndarë që paralajmërojnë ardhjen e yllit botëror.

Në orët e ardhshme, Messi do të jetë zyrtarisht lojtar i Paris Saint Germain për dy sezonet e ardhshme me opsionin e një sezoni tjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *