Sport

Milan-Inter, sot ditë e rëndësishme për titullin kampion

Lufta për titull në Serie-A vazhdon të mbetet e zjarrtë kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në mbyllje të kampionatit, derisa Milani dhe Interi kanë vetëm dy pikë diferencë në të mirë të skuadrës së Stefano Piolit.

Nga ora 18:00 Milani do të ballafaqohet me Atalantën, skuadër e cila po ndjek objektivin e saj për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm dhe është vetëm një pikë prapa Romës së vendin të gjashtë dhe me një fitore eventuale ndaj Milanit do t’i ofrohej shumë këtij qëllimi.

Nga ana tjetër, Interi e viziton Cagliarin nga ora 20:45, skuadër kjo e cila po lufton për mbijetesë dhe vetë me fitore ndaj skuadrës së Simone Inzaghit mund të shpresonte që ta siguronte mbijetesën në xhiron e fundit.

Kështu që sot edhe mund të qartësohet shumëçka sa i përket titullit kampion për këtë edicion garues në Serie-A.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *