Bota

Mik i Radojiçiqit, parulla në Graçanicë, feston me Dodikun: Aktiviteti i errët i Danilos, djalit të Vuçiqit

Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiq është i përfshirë në aktivitete politike të të atit. Danilo është fotografuar i shoqëruar me njerëz të dyshimtë ndërsa së fundmi është shfaqur në Republikën e Serbe, në ditën anti-kushtetuese të entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë.

Aktiviteti i Danilos, djalit të Vuçiqit, është i errët dhe i dyshimtë. Në shumë raste, ai është parë nën shoqërinë e kriminelëve të dyshuar në Serbi. Por në Kosovë, Danilo mbahet mend për një vizitë të çuditshme në Graçanicë. Danilo erdhi nga Serbia në Kosovë në ditën e “Vidovdanit”, një festë nacionalisto-fetare e ortodoksve serbë. Gjatë kësaj vizite, Danilos dhe shpurës së tij i doli punë me Policinë e Kosovës.

Përveç vizitës në Graçanicë, Danilo ka shoqëri me një njeri që kërkohet ndërkombëtarisht nga Kosova. Djali i Vuçiqit u pa nën shoqërinë e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe që e pranoi se e organizoi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, gjatë vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Danilo dhe Radojiçiqi bashkë i takuan serbët që po udhëtonin nga Kosova në drejtim të Beogradit. Ministri Xhelal Sveçla kishte hedhur dyshime se Danilo ishte i perfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës një polic kosovar.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë.” – kishte theksuar Sveçla, transmeton Nacionale.

Për lidhjet e Danilos me njerëz të dyshimtë kishte raportuar edhe “Neë York Times” në një artikull të gjatë. Ndërsa medium i njohur hulumtues serb “KRIK” ka raportuar disa herë për lidhjet e Danilos me botën e krimit, posaçërisht me grupin “Janjiqar”, që dyshohet për shumë krime, përfshirë demolimin e klubit të natësn “Komitet”.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

I njëjti medium, pra KRIK, kishte publikuar një fotografi dhe një shkrim të gjatë, ku shihej Danilo nën shoqërinë e Aleksandar Vidojeviq, një hooligan i afërt me klanin e Kavaqëve,i cili takim kishte ndodhur në prani të një zyrtari polic.

Së fundmi, Danilo u pa edhe një ditën anti-kushtetuese të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila festë u kritikua gjerësisht nga bota perëndimore. Në festën e Mirolad Dodikut, lider ekstremist i Republikës Serbe, mori pjesë edhe baba i Danilos, Vuçiqi, dhe djali i Ratko Mlladiqit, kriminel i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi.

YouTube player