Lajme

‘Mijëra pushues kanë ardhur dhe i mbyt pluhuri i rrugës’ ankesa e turistit për rrugën e Borshit

Një pushues ka shprehur shqetësimin në rubrikën “Ti Raporton” për situatën në rrugën e Borshit.

Në videon që ka sjellë në redaksinë e Top Channel, duket se ankohet për rrugën e paasfaltuar duke thënë se 7 km rrugë plazhi është lënë në mëshirë të fatit në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë.

Lexo më shumë  Ferit Hoxha nuk humbet mundësinë për një foto me homologun serb
YouTube player

Ndër të tjera thotë se vijojnë ndërtimet pa leje dhe secili mundohet të rregullojë pjesën e tij të rrugës me beton apo pllaka guri por nuk bëhet asgjë për të shmangur pluhurin në të gjithë rrugën.

Ja ky është plazhi elitar i Borshit, 7 km vijë bregdetare, dhuratë nga Zoti dhe rruga e paasfaltuar. Mijëra pushues kanë ardhur dhe i mbyt pluhuri i rrugës. Secili mundohet të rregullojë pjesën e tij të rrugës me beton apo pllaka guri, disa duke mbushur gropat me zhavorr. Shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme është rruga. Ja dhe kuajt duke kërkuar ushqimin e tyre të përditshëm në kazanat e plehrave”, thotë ai.

Lexo më shumë  Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *