Bota

Mijëra protestues e duan rrëzimin e Netanyahut, bëjnë thirrje edhe për lirimin e pengjeve izraelite në Gazës

Lufta ka nxitur mijëra protestues për të dalë në rrugë sërish pas gjashtë muajve për të protestuar kundër kryeministrit më jetëgjatë në krye të Izraelit, Benjamin Netanyahu, raportoi të hënën BBC-ja.

Ndarjet e thella politike në Izrael sërish po bëjnë jehonë. 

Në Jerusalem, policia ka përdorur ujë të përbërë me një substancë me erë të keqe, për t’i larguar protestuesit që kanë bllokuar bulevardin Begin dhe një prej autostradave kryesore të qytetit. 

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Parullat e përdorura që kërkonin dorëheqjen e Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme u përforcuan nga ato më të rejat që bënin thirrje për marrëveshje të menjëhershme për lirimin e rreth 130 pengjeve izraelitë që po vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Protestuesit dhe kritikët e Netanyahut besojnë se armiqtë e demokracisë janë tashmë në qeverinë e vendit.

Benjamin Netanyahu ka thënë se është i vetmi që mund ta mbajë vendin e tij të sigurt. Shumë izraelitë e besuan atë. Gjithçka ndryshoi më 7 tetor të vitit të kaluar kur Hamasi sulmoi përmes telit kufitar.

Lexo më shumë  Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për “agjentët e huaj”

Shumë izraelitë e konsiderojnë atë përgjegjës për gabimet e sigurisë që lejuan Hamasin ta sulmonte Izraelin me efekt shkatërrues.

Izraelitët nuk janë të ndarë për shkatërrimin e Hamasit. Por mënyra se si po trajtohet lufta dhe “dështimi” për të shpëtuar apo liruar të gjithë pengjet po e vendos Netanyahun nën presion për t’i dhënë fund karrierës.

YouTube player