Bota

Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulmē te reja ndaj Ukrainës

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, u tha në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.

Raporti, autor i të cilit është ekipi për siguri kibernetike i gjigantit të teknologjisë, ka paraqitur disa zbulime të reja sesi hakerët rusë operuan gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

“Që nga janari i vitit 2023, Microsoft ka vëzhguar aktivitetin kërcënues kibernetik rus, që është duke u përshtatur me qëllim që të rrisë aftësinë shkatërruese të grumbullimit të inteligjencës në Ukrainë dhe të aseteve civile dhe ushtarake të partnerëve të saj”, thuhet në raport. Një grup “duket se po përgatitet të rinisë një fushatë shkatërruese”.

Gjetjet e ekipit të Microsoft vijnë në kohën kur Rusia po dërgon trupa të reja në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, muajin e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të rrisë aktivitetin e saj ushtarak, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *