Lajme

Michel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është thelbësor.

“Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shtensionimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Mishel në rrjetin social X.

Lexo më shumë  Bllokimi i llogarive të protestës në Shqipëri/ BE nis hetimet: Është censurë

Ai tha se pret që Komisioni Evropian të diskutojë më tej për këtë temë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut
YouTube player